Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet me vëllezërit Haradinaj.
Në përshkrimin e fotos, Shala shkruan se kjo foto ishte bërë natën para se të votohej Ligji për Ushtrinë.
Sipas asaj që ka shkruar deputeti Shala, ai dhe Ramush Haradinaj kishin biseduar edhe për ftesat e mundshëm që do të mund t’i merrnin nga Gjykata Speciale.
“E rëndësishme është se ushtria jonë po formohet- e sfidat mirë se vijnë”, kjo ishte përgjigja që i kishte dhënë Haradinaj në atëkohë./Reporteri.net/.
Postimi i plotë:Një natë para se të votohej ligji për ushtrinë, me Kryeministrin bënim plane tjera po aq të rëndësishme për shtetin tonë!Bisedonim edhe për ftesat që Gjykata Speciale po bënte, e ai thoshte “e rëndësishme është se ushtria jonë po formohet- e sfidat mirësevijnë.
”Ftesa sot që ju është bërë Ramush Haradinajt, mund të jetë gjithëcka apo cdo gjë, por jo një ftesë nga një Gjykatë e drejtë.Sot Haradinaj tregoj pjekuri njerzore e politike me dorëheqjen e tij morale, për një ftesë amorale!Ramushi është kalitur tashmë të përballet me padrejtësitë, e pa dyshim që edhe këtë herë ai do të dal i pastër.