Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ftesat e Gjykatës Speciale nuk duhet ta befasojnë askënd sepse këto ftesa janë të pritshme sepse kjo Gjykatë është bërë për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se duhet të respektohen të gjitha procedurat ligjore, por vendi do të shkoj patjetër në zgjedhje.
“Unë në 2004-2005 kur ka ndodh jam kanë në Hagë. Nuk e di çka ka qarkulluar unë di me thanë që me dorëheqjen e Haradianajt, vendi do të shkoj në zgjedhje. Ato janë procedura ligjore dhe normale, Kuvendi i Kosovës i ka të njohura të gjitha, por gjendja faktike është ajo që po flasim ne sonte, Vendi do të shkoj në Zgjedhje. Kur është votuar kjo gjykatë e kanë ditur të gjithë se ajo është krijuar për ushtarët e UÇK-ës, dhe nuk duhet t’i befasoj, se të gjithë e dimë që do t’i ftojnë ushtarët”, u shpreh Limaj.
“Kjo është intervistë, nuk është aktakuzë, ju ka bo Ramushit dhe qindra të tjerëve, është faza fillestare e hetimeve, nuk ka aktakuzë.Për mos me ngarkuar me detaje, vet fakti që e kanë ftuar tash për intervistë e dimë që është faza fillestare është faza e parë e hetimeve, nuk ka aktakuzë” përsëriti Limaj.