Mike Tyson ka befasuar të gjithë në intervistën e fundit, pasi është pyetur për një përballje të mundshme ndërmjet tij dhe Anthony Joshuas.
Si duket ‘Iron Mike’ nuk i favorizon shanset e tij kundër Joshuas së ‘bukur’, krejt kjo sipas tij, shkruan Reporteri.net
Ish-kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda, është një tifoz i madh i Joshuas, i cili mbante titujt e WBA, IBF dhe WBO përpara se t’i humbiste ndaj Andy Ruiz muajin e kaluar.
“Hej, mua me të vërtetë më pëlqen ai. Ju e dini se si është ai? Ai është me të vërtetë një aromë e ajrit të freskët.
“Ai është me të vërtetë i pastër, ai me të vërtetë duket i pastër, ai është një djalosh i pastër, ai është një luftëtar i pastër, ai është një grushtues i mirë.
“Ju vetëm dëshironi më të mirën për të.
Tyson më pas është pyetur në so të mund ta mposhtte 29-vjeçarin britanik:
“Nuk e di. Egoja ime më thotë, ‘askush nuk mund t’iu mposht juve’, por ju e shikoni atë dhe… Ai duket shumë i bukur!
“Ai duket taman si një luftëtar, e dini? Ai duket sikur ka lindur ta bëjë atë çfarë ai duhet ta bëjë.
“Atij i duhet më shumë përvojë normalisht, por ajo do të vijë me kohën”, ka thënë legjenda botërore e boksit.
Në anën tjetër, Joshua e sheh krejtësisht ndryshe këtë.
“Mike Tyson do të më shkatërronte mua”, pati thënë anglezi duke qeshur në vitin 2017.
Ndryshe, Joshua pritet që në muajin nëntor ose dhjetor të boksojë për t’i rikthyer titujt botërorë ndaj meksikanit Andy Ruiz./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.