Braziliani i Real Madridit, Marcelo, thotë se ai do ta mirëpriste bashkëkombësin e tij brazilian, Neymarin, në skuadrën e “Los Blancos”, duke nxitur kështu edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e anësorit në Paris Saint-Germain.
Neymari iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona në vitin 2017m mirëpo ylli brazilian e ka kërkuar largimin nga klubi francez gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi që nuk është i lumtur në Paris, transmeton Gazeta Express.
Real Madridi tashmë i ka bërë disa transferime të mëdha gjatë këtij afati kalimtar, duke e shtuar Eder Militaon, Luka Jovicin dhe Ferland Mendyn në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Por, transferimi më i madh i klubit është anësori i Chelseat, Hazardi, i cili iu bashkua klubit madrilen këtë verë. Real Madridi i siguroi shërbimet e tij pasi ia pagoi Chelseat 100 milionë euro për të.
Marcelo thotë se Hazardi i ka cilësitë për t’u konsideruar njëri ndër më të mirët në botë nëse ai vazhdon të ngrihet siç ka bërë deri më tani, por beson se Neymari tashmë ka arritur në atë nivel, duke bërë që të jetë më superior sesa belgu.
“Eden është një lojtar i nivelit më të lartë. Ai ka cilësi shumë të mirë dhe, sikurse Neymari, i posedon aftësitë për të qenë njëri ndër pesë futbollistët më të mirë në botë”, u shpreh Marcelo në një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca.
“Ai është mbresëlënës, nuk mund të krahasohen në mes vete. Por, për mua, Neymari është më i mirë”, tha Marcelo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.