×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm Edi Rama nuk e tha asnjë fjalë për dorëheqjen e Haradinajt

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 10:49

    Edi Rama ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Dorëheqja e papritur e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ftesës nga Gjykata Speciale, ka shkaktuar reagime edhe në Tiranë.

    I pari që ka reaguar ka qenë ish-kryeministri gjatë luftës së Kosovës dhe ministër i Diasporës në Qeverinë Rama, Pandeli Majko, pasuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha, presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha e të tjerë.

    As mbrëmë e as sot, nuk ka asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë, ministri i Diasporës, Majko, në emër të Qeverisë shqiptare e ka cilësuar veprimin e Haradinajt si aktin e një burri shteti që i shërben Kosovës.

    Sipas tij, Ramushi di të bëjë dallimin e fatit të tij personal me atë të sigurisë kombëtare.

    “Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet, që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. Sot jam me Ramushin! Të falënderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, shkruhet në reagimin e Pandeli Majkos në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!