×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i frikësuar: Haradinaj tani do të fitojë edhe më shumë popullaritet, do të bëhet hero në Kosovë

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 12:49

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu drejtua popullit serb nga ndërtesa e Presidencës me rastin e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.


    Vuçiq u shpreh se dorëheqja e Haradinajt është vetëm trik politik, përmes së cilit Haradinaj synon të fitojë më shumë popullaritet, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.

    “Dorëheqja e Ramush Haradinajt është vetëm një mashtrim politik që do t’i sjellë atij edhe edhe më shumë popullaritet, ai tani do të bëhet hero, dhe të gjithë rivalët e tij të tjerë politik të padenjë për të, liderit të madh. Serbia duhet të reagojë me qetësi, maturi dhe pa eufori, sepse nuk ka arsye për festim. Jeta e serbëve në Kosovë pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë dhe urrejtja ndaj tyre është edhe më e madhe” u shpreh në fillim të fjalimit Vuçiq.

    Vuçiç tutje shtoi se nuk ka arsye për gëzim apo eufori, jo sepse ne mendojnë pozitivisht për Haradinajn, por për shkak të pasojave që vijnë pas atij akti, kryesisht se si shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare do të sillen me popullin serb dhe Serbinë.

    Kujtojmë se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dje është takuar me kryetarin dhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!