×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të rënda: Shpërthejnë në lot dhe britma fëmijët e kosovarit të palëvizshëm që u burgos

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 13:37

    Gjatë ditës së sotme u raportua se Policia e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë kthyer në burg Driton Hajdarin i dënuar për tentim vrasje në rastin “Bllaca”.


    Hajdari është kthyer në burg përkundër faktit se vuan nga një sëmundje e rëndë, e pashërueshme. Bëhet fjalë për ‘sklerozën amfitrofike laterale’, çka e bën atë të palëvizshëm dhe kërkon trajtim të veçantë, shkruan Reporteri.net.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet momenti kur ai mezi nxirret nga shtëpia, për t’u dërguar në “shtëpinë” tjetër, burgun.

    Ajo çka është shumë prekëse në këtë video janë lotët dhe britmat e familjarëve  dhe fëmijëve të tij, të cilët shihen shumë të shqetësuar për faktin se ai në burg do të jetë pa përkujdesjen e tyre.

    Hajdari është dënuar në rastin “Bllaca” dhe kur e kuptoi për sëmundjen, ishte duke e vuajtur dënimin.  Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, me kërkesë nga ai, dënimi për të, u pezullua nga Gjykata Themelore për afër një vit e gjysmë./Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!