×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së: Me folë kah del shpirti, Haradinaj i harxhoi rezervat shtetërore dhe iku

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 13:33

    Anëtari i Kryesisë së PDK’së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka lëshuar akuza në drejtim të Ramush Haradinajt se ka ikur nga përgjegjësia politike kur ka dhënë dorëheqje. Ai ka thënë se Shefi i AAK’së i ka harxhuar të gjitha rezervat shtetërore dhe pastaj ka vendosur të ikë.


    Ky reagim i Cakollit që është edhe Zëvendësministër i Inovacionit ka ardhur pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se ka pranuar ftesë nga Specialja.

    “Dorën në zemër, duhet me qenë shumë idiot për me ju gëzu lajmit për shkuarjen e Kryeministrit në Hagë.Ama me fol drejt ka del shpirti, me i harxhu komplet rezervat shtetërore në korrik, e me lëshu qeverinë, nuk është tjetër veq ikje nga përgjegjësia politike!”, ka shkruar Cakolli, në Fb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!