Me përfundimin e kuvendit të Degës së Tretë, është përmbyllur procesi zgjedhor në LDK.
Kështu, pa kundër kandidatë është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Degës së Tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Hazir Borovci.
Ai është zotuar para delegatëve dhe të pranishmëve, që së bashku me ta, do ta qesin LDK-në, partinë e parë në vend.
Tutje, pos zgjedhjes së kryetarit është zgjedh edhe kryesia e degës dhe e delegatëve për Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, i cili pritet të mbahet me 3 gusht.
Kuvendi ka kaluar pa asnjë problem, pas përplasjeve të cilat kanë ndodhur më parë në këtë degë.
Punimet e këtij kuvendi i kanë përshëndetur, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, njëherësh kryetar i Degës së Parë dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, e që vije nga kjo degë, Skender Hyseni
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.