Vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, këtë të enjte në Tiranë do të pasohet nga vizita e dy komisionerëve kyç të ekzekutivit evropian.
Bëhet fjalë për komisionerin për Drejtësinë, Didier Reynders, i cili do takohet me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe për komisioneren për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, që do të marrë pjesë në forumin ministror BE-Ballkan për drejtësinë dhe punët e brendshme.
Ndërkohë, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi pritet të prezantojë në të njëjtën datë (3 nëntor) në Berlin propozime konkrete për furnizimin me gaz të rajonit të Ballkanit nga shtete të treta si Egjipti, ashtu si dhe propozime në aspektin e energjive të rinovueshme dhe sigurisë energjitike. Komisioni Europian po konkretizon kështu një angazhim të shtuar për politikën e zgjerimit me rajonin e Ballkanit Perëndimor në kontekstin gjeo-politik të agresionit të Rusisë në Ukrainë./abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.