Trajneri i Inter, Antonio Conte, ka komentuar së fundmi objektivin kryesorë të skuadrës së tij, Romelu Lukaku.
Conte ka kërkuar nga drejtori sportiv i skuadrës që të bëjë të pamundurën për të kompletuar transferimin e belgut, pasi skuadra ka vetëm Lautaro Martinez për fazën ofensive.
Inter deri në këtë pikë kanë ofruar 60 milionë euro për shërbimet e Lukaku, por United ka refuzuar gjithçka, megjithëse negociatat nuk janë ndërprerë.
“Nuk është e drejtë që të flasim për lojtarët e Manchester United. Ne duhet të tregojmë respekt për skuadrën dhe për lojtarët e tyre” ka thënë Conte.
“Kam thënë dje se Lukaku është lojtar që më pëlqen shumë. Më pëlqen, sepse e shoh si lojtarë që mund ta përmirësojë Interin shumë” ka thënë tutje trajneri italian.
Skuadra e Inter është duke konsideruar edhe Edin Dzeko si një alternativë nëse dështon transferimi i Lukaku.