×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i rëndë dhune në Kosovë, e moshuara rrahet nga punëtorja në Shtëpinë e Pleqve

    Reporteri
    02 Nëntor 2022 | 14:51

    Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.

    Në rrjetin social Facebook janë publikuar pamjet e dhunës që ushtrohet ndaj një të moshuare nga ana e një vajze të re që duket të jetë infermiere aty.

    Ajo goditet me shuplaka e sulmohet verbalisht me sharje e fjalë të rënda, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Personi që ka publikuar videon nuk ka dhënë detaje se ku saktësisht ka ndodhur rasti, por sipas raportimeve në media, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pejës.

    Reporteri.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!