Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, njëherësh Komandante Supreme e FSK-së, ka zhvilluar një takim me komandantin e kësaj force, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit, Jashari e ka njoftuar Presidenten për të arriturat e Forcës, procesin e zhvillimit dhe avancimit të saj, si dhe progresin në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale.

Presidentes Shiroka-Pula i është prezantuar edhe një përmbledhje e procesit të transformimit të FSK-së, modernizimit, ngritjes së kapaciteteve ushtarake dhe vizionit për zhvillimin e mëtejmë të saj.

Reklamë

Në fund të takimit, komandanti Jashari e ka falënderuar Presidenten për vizitën dhe interesimin për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së për përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.