Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar për rastin e dhunës ndaj të moshuarës në Qendrën e të Moshuarve “Orenda”, duke thënë se infermieret që shihen në video duke rrahur të moshuarën, janë pjesë e jona, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se tash “shkepim dajak verbal” në të gjitha anët.
“Ato katër infermieret, sigurt ndonjëherë, në ndonjë rast, kanë reaguar në rrjete sociale për dukuritë negative në shoqërinë tonë. Por ja ku i ka zënë kamera duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje që do të duhej të ishte nën mbrojtjen e tyre. Ato janë pjesë – e jona!”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë:
Tash ne çohemi e shkepim dajak verbal në të gjitha anët.
Harrohet se sa persona në mesin tonë e kanë normë ta godasin tjetrin me lehtësi. Dikush fëmijët, dikush gruan ose burrin, tjetri nënën ose babën, e tjetri nxënësin ose nxënësen.
E tash nga kjo lehtësi e çuarjes dorë mbi tjetrin në ambiente private lehtësisht vazhdohet me dhunë edhe në hapësira të tjera.
Ato katër infermieret, sigurt ndonjëherë, në ndonjë rast, kanë reaguar në rrjete sociale për dukuritë negative në shoqërinë tonë. Por ja ku i ka zënë kamera duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje që do të duhej të ishte nën mbrojtjen e tyre. Ato janë pjesë – e jona!
Janë – ne!