×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ekonomia më e madhe e Evropës drejt recesionit, ul ndjeshëm porositë industriale

    Reporteri
    04 Nëntor 2022 | 22:25

    Porositë industriale në Gjermani kanë rënë më shumë se sa pritej në shtator, me rënien e kërkesës së jashtme, duke e vendosur ekonominë më të madhe evropiane në kursin e recesionit, tregojnë të dhënat.

    Porositë e reja ranë me 4% në shtator në bazën sezonale dhe kalendarike, tha të premten Zyra Federale e Statistikës. Një anketë e Reutersit me analistë parashikonte ulje me 0.5% në shtator.

    Gjermania shmangi kërcënimin e recesionit në tremujorin e tretë me një rritje të papritur, por ekonomia mbeti në ujëra të turbullt, pasi inflacioni i lartë i shkaktuar nga bllokimi i dhimbshëm energjetik i Rusisë u rrit, tregojnë të dhënat.

    Të dhënat e porosive nënvizuan erërat e kundërta me të cilat përballet Gjermania, pasi ekonomia e ngadaltë globale, shkurtimi i materialeve dhe kriza energjetike pengojnë prodhimin.

    “Ekonomia gjermane është në rrugë drejt recesionit – kaq mund të konkludohet nga porositë e reja katastrofale”, tha Thomas Gitzel, shef ekonomik i VP Bank, transmeton albinfo.ch

    Përderisa porositë vendase janë rritur për 0.5%, porositë e jashtme ranë për 7%. Në eurozone, porositë ranë për 8%, ndërsa porositë jashtë eurozone u zvogëluan për 6.3%.

    “Nivelit të lartë të porosive të reja që erdhën pas pandemisë së koronavirusit si rezultat i efekteve të arritjes së vëllimit, tashmë u ka ardhur fundi”, tha ministri i Ekonomisë.

    Rëniet në sektorin e inxhinieringut automobilistik dhe mekanik në veçanti, me ulje prej 9% dhe 8.1% respektivisht, kanë ulur indeksin e përgjithshëm, sipas ministrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!