Zinedine Zidane ka konfirmuar se uellsiani, Gareth Bale do të largohet nga klubi për t’iu bashkuar një klubi tjetër.
Real Madridi u paraqit sot ndaj skuadrës së Bayernit të Munichut, ndeshje të cilën e humbi me rezultat 3:1, ndërsa Gareth Bale nuk luajti fare në këtë ndeshje, shkruan Reporteri.net
Pas përfundimit të ndeshjes, Zinedine Zidane u pyet për mosaktivizimin e uellsianit, ndërsa francezi ka qenë shumë i ashpër me futbollistin.
“Bale është lënë jashtë sepse do të largohet nga klubi”.
Ai u pyet për datën se kur do të largohet uellsiani:
“Sa më herët që largohet, aq më mirë. Nëse mund të shkojë nesër, do të ishte mrekulli”, ka thënë Zinedine Zidane.
“Nuk kam asgjë personale, nuk kam asgjë kundër Bale, por unë marrë vendime, vjen koha kur duhet të ndryshosh dhe është mirë që ai të largohet. Largimi është vendim i trajnerit dhe gjithashtu i futbollistit, i cili e njeh situatën”, ka përfunduar francezi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.