×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat thyejnë një xhami në Istog, vjedhin para dhe kamerat e sigurisë

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 13:27

    Një vjedhje jo shumë e zakontë, ka ndodhur në komunën e Istogut. Aty dikush ka hyrë për të vjedhë në ‘Shtëpinë e Zotit’.


    Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të shtunën dikush ka thyer një xhami në komunën e Istogut, dhe aty kanë vjedhur para dhe gjëra me vlerë.

    Sipas njoftimit të policisë, xhamisë i është vjedhur një çantë me rreth 50 euro dhe incizuesi i kamerave të sigurisë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!