×
  • Sport
  • Sport

    Ndalni gjithçka që jeni duke bërë, shikojeni këtë perlë që Kane e shënoi nga mesi i fushës

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 15:42

    Harry Kane ka shënuar një ndër golat më spektakolar në këto ndeshje të parasezonës.


    Juventusi dhe Tottenhami u takuan sot në një përballje miqësore, derisa Kane u përkujdes që me një supergol në minutën e fundit t’ia dhurojë fitoren Spurs, shkruan Reporteri.net

    Ishte Erik Lamela ai i cili hapi llogarinë e golave për Tottenham, derisa Higuain barazoi në 1:1.

    Cristiano Ronaldo shënoi për 2:1 në minutën e 60-të, por ishte Lucas Moura ai i cili barazoi rezultatin vetëm pas 5 minutave lojë.

    Krejt në fund, superylli anglez shfrytëzoi një gabim të portierit i cili e kishte lëshuar portën shumë, ndërsa pranoi gol nga mesi i fushës.

    Juventusi u mposht më shumë nga gabimet individuale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!