Zinedine Zidane pranoi se Real Madrid po kërkon ta shesë anësorin pasi nuk e përfshiu në skuadër me Bayern Munchen të shtunën në mbrëmje.
Bale aktualisht fiton 17 milionë euro në vit me ‘Los Blancos’ dhe, me Jiangsun e mbështetur nga biznesi shumë i pasur Suning që zotëron 70 përqind të Interit, ai do të jetë në gjendje të fitojë një pagë të ngjashme në Azi.
Jiangsu aktualisht mburret me yjet si Eder dhe Alex Teixeira në radhët e tyre, por nuk është i vetmi klub kinez i interesuar në nënshkrimin e Bale.
Shanghai Shenhua, të cilët kohët e fundit kanë emëruar Quique Sanchez Flores si trajner, do të jetë në gjendje t’i ofrojë Bales një pagë më të lartë se që e ka aktualisht në Real Madrid, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, një lëvizje në Kinë nuk është alternativa e vetme për Bale, pasi Marca ka raportuar se Tottenhami është i interesuar ta rikthejë në skuadër uellsianin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.