Cristiano Ronaldo filloi sezonin e tij me Juventusin duke shënuar gol ndaj Tottenham, pavarësisht se skuadra e tij u mund në fund me një perlë të Kane.
Minuta e 63’ ishte momenti kur sulmuesi portugez u detyruar të lërë fushën me urdhër të trajnerit Sarri, që në vend të tij hodhi De Sciglio.
Momenti i daljes nga fusha të 34-vjeçarit është kapur nga kamerat, teksa Sarri e pret për t’i dhënë shpjegime për këtë zëvendësim dhe Ronaldo që i thotë thjesht “mirë, mirë”, duke e kuptuar lëvizjen.
Por reagime të shumta kanë filluar, duke e quajtur si një frikë nga trajneri, i cili ngrihet menjëherë në këmbë dhe i jep shpjegime sulmuesit, për një zëvendësim të thjeshtë, në një ndeshje miqësore./Telesport/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.