×
Opinione

Kurti dhe Vuçiç, në nderim dhe glorifikim të “status quo”-s

Reporteri
10 Nëntor 2022 | 15:30

Autor: Nemanja Rujević, DW


Nëse njerëzit janë të lirë sa zgjedhjet e tyre, atëherë mbase për serbët në veri të Kosovës mund të thuhet se janë goxho jo të lirë. Ta marrim si shembull çështjen e ri-regjistrimit të targave: kushdo që s’dëshiron targa me shenjë të Republikës së Kosovës do të ketë gjobë dhe konfiskim të automjetit; kushdo që dëshiron ato targa – mbase sepse i duhet të punojë në jug të lumit Ibër – dikush nga Veriu mund t’ia shkrumojë flakë veturën. Një cinik do të thoshte se edhe është zgjedhje, si të themi, të zgjedhësh në mes të murtajës dhe kolerës.

Fakti se mënyra e supozuar për të dalë jashtë kësaj u gjet në daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës mund të shënjohet si zhvillimi më i rëndësishëm në problemin e Kosovës që nga Marrëveshja e Brukselit. Kjo është zhvillim i mbprapsht, në nderim dhe glorifikim të status quos, e cila sot më shumë e favorizon Vuçiçin dhe Kurtin më shumë se çdo hap i vogël drejt ndonjë zgjidhje.

Këta dy sot të ngjasojnë për partnerë të heshtur që njëri-tjetrin e kuptojnë mirë, anipse s’flasin përveç kur i detyrojnë. Interesat e Vuçiçit dhe Kurtit thjesht koinçidojnë – asnjëri s’është i gatshëm të gëlltisë bretkosa dhe të rrezikojë pushtetin e tij brenda.

Arsyeja është qartë. Në tryezë e kanë të ashtuquajturin dokument franko-gjerman që po rrjedh në media me të madhe, që tani po dimë diçka për të: është goxho i detajuar, pa figura dhe afate kohore – dhe gjithashtu është e qartë se normalizimin e marrëdhënieve e parasheh simbas modelit të Dy Gjermanive të vitit 1972.

Thënë me pak fjalë, Beogradi dhe Prishtina nuk do ta shqetësonin më njëra-tjetrën deri në njohjen përfundimtare. Serbia do të sillej sikur tanimë ta kishte njohur Kosovën dhe do të pranonte anëtarësimin e saj në OKB. Në anën tjetër, Prishtina përfundimisht do të duhej të formonte Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të cilën e ka nënshkruar para mëse 10 viteve.

Komisioni Evropian njoftoi se dokumenti i Scholz’it dhe Macron’it është pjesë e kornizës së negociatave. Dukshëm, një lloj reagimi tashmë është dërguar nga Beogradi, dhe po dëgjohet se tani kacafytja e njëmendtë po fillon.

Me shtrëngimin e situatës në Veri deri në pika thyerjeje, që të dy, Vuçiç dhe Kurti duan zgjidhjen më të mirë të mundshme para nisjes së këtyre negociatave, por edhe si shfajësim për të mos bërë asgjë. Sigurisht se marrin poena poltike brenda.

Në mediat e kontrolluara nga shteti serb, duket për mrekulli kur “komandati suprem” ngrit në ajrë avionët MIG dhe gatishmërinë ushtarake. Kurti, i cili nuk ka pushtet medial të tillë, por ka në vete mbështetje të madhe të popullit kundër ish krerëve të luftës dhe mafias në Prishtinë, po provon të triumfojë duke kërcënuar me dërgim të policisë speciale me armë të gjata në Veri.

Kontributi i dy logjikave të qeverisë, të Vuçiçit dhe të Kurtit, në atë gjendje të mjerueshme është thuajse magjepsës. Sepse, nëse askush nuk do të kishte negociuar me askënd në njëzet vitet e fundit, tensionet do të ishin ulur vetë. Në këtë mënyrë me kontributin e tyre rriten gjithnjë e më shumë. Dhe një gisht i nervozuar në këmbëz mjafton për të ndezur një fuçi baruti.

Pjesa më e madhe e fajit i takon Bashkimit Evropian – një ndërmjetës pa shkop dhe karotë. Kjo e fundit mund të jetë vetëm pranimi i shpejtë i të gjithë rajonit në BE, për arsye gjeopolitike. Por, megjithëse Scholz e mbështet, Macron nuk e lejon. Meqë BE-ja nuk ka një karotë të vërtetë, nuk mund të ketë as një shkop të vërtetë.

Përparimi i fundit në status quo është tmerrësisht jashtë hapi me jetën. Një politikë e tillë edhe pak, ndoshta edhe dhjetë a njëzet vjet, dhe gjithsesi në Kosovë vështirë se do të ketë edhe shqiptarë edhe serbë. Njerëzit do të shkojnë diku ku jeta nuk është status quo.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!