×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentes i shkon shkresa zyrtare për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri

    Reporteri
    10 Nëntor 2022 | 20:48

    Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka dorëzuar shkresë Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.

    Në letrën e dërguar, Osmanit i kërkohet që të shpallë zgjedhjet në veri të vendit, pas dorëheqjes së kryetarëve në komunën e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

    Ndryshe, para dy ditësh, Presidentja Osmani zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, i cili tha se KQZ-ja i posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Letra e Krasniqit drejtuar Osmanit është publikuar nga Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!