×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta e opozitës, tabelat e sinjalistikës, zëvendësohen’ me Ramën

    Reporteri
    12 Nëntor 2022 | 13:16

    Ndërsa na ndajnë pak orë nga protesta e opozitës që pritet të fillojë në orën 16:00 përpara kryeministrisë, protestuesit kanë gjetur një mënyrë kreative për të përcjellë mesazhe.

    Siç shihet nëpër foto tabelat e sinjalistikës rrugore në rrugët e kryeqytetit janë mbushur me fytyrat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Teksa pak ore na ndajnë nga kjo protestë, për të cilën dje Sali Berisha u shpreh se do të përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile, por pa specifikuar detaje, në godinën e Kryeministrisë janë marrë masa

    Po ashtu Policia e Shtetit njoftoi se pas orës 15:00 do të bllokohen edhe disa akse rrugore.

    “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova””, njoftoi policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!