×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha përpara qytetarëve protestues: Bota na sheh si njerëzit e gomoneve

    Reporteri
    12 Nëntor 2022 | 18:47

    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Shqipëri është mbushur me protestues, të cilët janë çuar të ngrejnë zërin për çështje të ndryshme për të cilat, sipas tyre, fajtor është kryeministri Edi Rama.

    Në mesin e folësve, para publikut protestues ka dalur edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Berisha tha se bota po i sheh qytetarët e Shqipërisë si njerëz të gomoneve, me pretekstin se Edi Rama ka ndikuar te kjo gjendje.

    “Ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur, njëlloj si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 32 vjetësh, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend më të pasur se ky vend, por shqiptarët sot janë popull i gomoneve, sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama, iu ka grabitur votën, iu ka plaçkitur votën, ka shndërrua liritë e tyre në iluzion, në votë fiktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet”, theksoi kryedemokrati. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!