Dillian Whyte thotë se ia ka dëshmuar të kundërtën promovuesit të tij, Eddie Hearn, kur e mposhti Oscar Rivasin, për t’u bërë sfidues i obligueshëm për titullin e WBC-së që mbahet nga Deontay Wilder.
Boksieri britanik u rrëzua në raundin e nëntë, mirëpo u ngrit për të fituar në fund me vendim anonim të gjyqtarëve (115-112, 115-112 dhe 116-111) në duelin e zhvilluar në O2 Arena të Londrës.
“Gjithmonë presin që unë të humb, madje edhe promovuesi im (Eddie Hearn) më tha se Rivas do të më mposhtte. Kështu, si zakonisht, dola dhe ia dëshmova atij dhe gjithë të tjerëve të kundërtën”.
“Kam mposhtur kampionë bote, ish-kampionë bote dhe yje në ngritje të pamposhtur të këtij divizioni. E gjitha ndodh, sepse unë i mpreh mjetet e mia për këto duele të mëdha”, ka thënë Whyte.
Britaniku ia shkaktoi humbjen e parë kolumbianit Rivas pas 27 përballjesh, ndërsa ky ishte meçi më fizik ndonjëherë për 31-vjeçarin Whyte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.