×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Publikohen pamjet ku disa të rinj shtyjnë dhe godasin një të moshuar në Tiranë

    Reporteri
    14 Nëntor 2022 | 15:57

    Në rrjetin social Facebook janë publikuar pamje të rënda ku shihet në Tiranë një person, i cili dyshohet se është shoferi i autobusit që shihet në video, duke goditur një person të moshuar me shuplakë.

    Sipas “JOQ Albania”, videoja është filmuar katër ditë më parë.

    “Kjo video ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe është filmuar nga gazetarët e medias online ‘miksnews’, 4 ditë më parë. Ata shpjegojnë për JOQ se në Astir, ka ndodhur një sherr midis shoferit të autobusit dhe një pasagjeri (i moshuari që goditet), i cili ishte duke zbritur nga autobusi, kur dera mbyllet me shpejtësi duke zënë nipin e tij 7 vjeçar (djali që qan). Në debat e sipër i moshuari tenton ta godasë shoferin, pasi i ishte dëmtuar nipi, por dy të rinjtë e godasin të moshuarin duke e shtyrë dhe ofenduar gjithashtu”, thuhet ndër të tjerash në postim.

    Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende detaje nëse janë duke hetuar rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!