×
  • Sport
  • Sport

    Humbja e dytë me radhë për Liverpoolin, mposhtet edhe nga Sevilla

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 8:26

    Liverpooli është mposhtur 2:1 nga Sevilla në një ndeshje miqësore parasezonale të dielën mbrëma në SHBA, e cila megjithatë u prish nga ndërhyrja e ashpër e Joris Gnagnon ndaj Yasser Larouci.


    Ylli i Liverpoolin Larouci u lëndua rëndë pas asaj ndërhyrje dhe u bart jashtë ndeshjes me barelë.

    Divock Origi shënoi golin e vetëm për skuadrën e Jurgen Klopp, por dy gola nga Nolito dhe Alejandro Pozo i dhanë klubit spanjoll fitoren ndaj kampionit evropian.

    Sevilla luajti me 10 futbollistë në çerekun e fundit të ndeshjes, por ia doli ta ruajë epërsinë.

    Kjo është humbja e dytë radhazi brenda pak ditës për të kuqtë, pasi të premten i mundi edhe klubi gjerman, Dortmund, në një ndeshje tjetër miqësore në turin përgatitor në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!