Komisioni për Arsim sot do të mblidhet sërish për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Komisionit Shtetëror të Cilësisë.
Ditë më parë, mbledhja e këtij komisioni që kishte të njëjtën pikë në rend dite dështoi, kjo pasi shumica e anëtarëve nuk ishin të pranishëm dhe se ishte e pamundur të mbahej mbledhja.
Për mbledhjen e sotme, kryetari i këtij komisioni Ismajl Kurteshi njoftoi se është ftuar edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Ndryshe, vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë që të mos akreditojë për këtë vit tri universitetet publike, atë të Prizrenit, Mitrovicës dhe Pejës është pritur me kundërshtime dhe akuza.
Vetë KSHC ka shprehur shqetësimin për manipulimin e opinionit publik dhe përdorimin e vendimeve të tyre për lojë politike.
Ata thonë se do të rezistojnë ndaj çdo ndërhyrje në pavarësinë e AKA-së dhe vendimmarrjen e KSHC-së, dhe se çdo ndërhyrje të paligjshme nga politika do ta denoncojnë në institucionet e drejtësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.