Autor: Janan Ganesh, Financial Times
Vetëm mos e quani vit të mrekullive. Ka pasur vuajtje të mëdha në Ukrainë.
Për atë se çfarë është në shije të mirë – dhe kyçe për të bërë – është të emërtohen mënyrat në bazë të cilave Perëndimi ka garuar këtë vit. Autokratët janë të zotë të përshtatin ngarje të tërheqjeve individuale të ShBA’së dhe miqëve të saj, si largimi nga Afganistani, në tregime për rënie të pashmangshme. Kështu që kur ngjarjet kthehen në anën e kundërt, liberalët duhet t’u bien daulleve të tyre. Ky vit ua prishi këto shembuj.
Emmanuel Macron u bë presidenti i parë francez që rifitoi zgjedhjet që nga 2002. Ai e pensionoi Marine le Pen’in gjatë procesit. Politikani elektoralisht më i famshëm është një citues i Moliere’it dhe bankist. Paramendojeni t’ua thoshte këtë dikush gjatë pompimeve populiste të 2016’ës.
Mbretëria e Bashkuara e nisi vitin me Boris Johnson si kryeministër dhe e mbaroi me Rishi Sunak, gjë që nëse asgjë tjetër është përmirësim moral. Edhe nëse Liz Truss për një kohë të shkurtër që megjithatë ishte gjatë, bëri një të mirë perverze për institucionet qeverisëse të vendit. Thesari, banka qendrore, vëzhguesit fiskalë: të gjithë u minuan, të gjithë u përligjën, të gjithë tani qëndrojnë të zmadhuar. Asnjë politikan s’do t’i sfidojë më për një kohë të gjatë, që është problem në vetvete. Ky ishte edhe viti kur vdiq Brexit’i, nëse jo si një fakt jetësor atëherë si një projekt që frymëzon. Ish entuziastët e mohojnë ose fajësojnë kthimet e saj të pakta për zbatimin e dobët.
Tjetër kund nëpër botë? Jair Bolsonaro u fshi pas një mandati si president i Brazilit. NATO po zgjerohet, me Suedinë e Finlandën që duan të hyjnë, dhe edhe më thellë, buxheti gjerman i mbrojtjes po shkon më lart. Sa për demokracinë më të fuqishme, guxoni të kini shpresë. Republikanët kongresistë nuk morën linjën e Kremlinit, asgjë të këtillë, rreth Ukrainës. Zgjedhjet e mesmandatit dënuan kandidatën që mbanin vulën e Donald Trump. Një jetë e dytë në politikë për këtë njeri ka tani më pak gjasa, nëse ka fare.
E vërtetë, ka pasur kapërcime populliste në Itali dhe Izraael. Pjesa më e madhe e botës së pasur është tharrtuar në tregtim të lirë, një thithje nativizmi do të shkojë siç shkon zakonisht. Por, një përllogaritje e përgjithshme e vitit tregon se autokratët me miq të tyre janë borxhlinj: përnga reputacioni, e jo vetëm elektoralisht.
Armiqtë e liberalizëm në vitin 2022 humbën diçka më të çmuar se thjesht një seri votash. Aurën e të qënit kompetentë. Këtë kohë vitin e kaluar, Vladimir Putin kreditohej në disa vende perëndimore për një lloj dinakërie primale. Të gjithë hezitojnë rreth kësaj, tash. Ishte gjithashtu e zakonshme të përshëndetej kontrolli ekzekutiv i shtetit kinez, pasi ShBA-ja rrëmbeu rrugën e saj drejt 1 milion vdekjeve nga Covid-19. Ose për të humbur në bëmat e saj ekonomike. Në të dyja rezultatet, vëzhguesit e Kinës janë bërë më pak mbreslënës.
Më shumë se rezerva gazi e raketa “carrier-killer”, ajo se çfarë bota autoritare beson se ka më shumë se Perëndimi është efektivitet. Ideja se autokracia funksionon, që t’u përgjigjesh nevojave materiale njerëzore është më demokratike se mbajtja e zgjedhjeve, është mjaftueshëm serioze për t’u kundërshtuar. Ajo ka blerje në “jugun global”, kudo që është, dhe në vetë perëndim, ku era e fortë e sondazheve të qeverisë është jashtëzakonisht mirë. Por është peng i pasurisë. Nuk mund t’i mbijetojë lehtësisht një lufte të dështuar të rekrutëve ose sëmundjes ekonomike të shkaktuar nga bllokimi. Diktatorët thjesht mund të përballojnë të duken të pashpirt. Ata nuk mund të përballojnë të duken të paaftë.
Nëse sulmi ndaj Ukrainës ishte tronditës, mënyra se si shkoi keq ishte e njohur deri në banalitet. Kishte mungesë reagimesh dhe vetë-korrigjimi brenda sistemit (Truss, aq mallkim sa ishte ngritja e saj në jetën publike britanike, u zhduk në 44 ditë). Kishte refuzim për të vlerësuar se kombet e tjera janë të afta për nacionalizëm. Kishte besimin marksist se historia ka një rrjedhë të caktuar në të cilën liberalizmi hiqet si një gjen i gabuar. Kështu kanë tejkaluar njerëzit e fortë që nga gjysma e parë e shekullit të 20-të. Kompetenca e tyre e vërtetë varet nga ai reputacion i rremë për kompetencë. Besueshmëria perëndimore ndihmon.
Kjo rubrikë ka trajtuar absolutet e “liberalizmit” dhe “autokracisë”. Por pjesa më e madhe e botës shtrihet mes dy modeleve. Fitorja, nëse mund të flasim për një gjë të tillë, konsiston në joshjen e këtyre të lëkundurve. Një pjesë e kësaj ka të bëjë me thirrjen e “vlerave”. Pjesa më e madhe ka të bëjë me të qenit, ose në dukje, kali i fortë. Ishte një kohë, para dhe gjatë pandemisë, kur ishte klubi i autokratëve. Sa të sigurt ishin se kjo ishte rruga e së ardhmes. Pastaj erdhi viti më fortifikues për perëndimin në një kohë të gjatë. Ka pak arsye për të qenë të vetëkënaqur dhe aq më pak për të qenë zemërgjerë.
*Teksti është përkthyer në shqip nga gazeta online Reporteri.net. Artikulli në origjinal titullohet “This was the year liberal democracy fought back” (Ky ishte viti kur demokracia liberale u kundërpërgjigj). Autori, Janan Ganesh, është një kolumnist i përjavshëm dhe redaktor-bashkëpunëtor i FT.