×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: Rrënimi te “Abi Çarshia” është i kundërligjshëm

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 17:01

    Prokuroria Themelore në Prizren në një konferencë për media ka thënë se rrënimi i një pjese të kompleksit të qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren nga Komuna është i jashtëligjshëm.


    Kryeprokurori i këtij rajoni, Admir Shala ka thënë se veprimet e Komunës së Prizrenit dhe vendimi për rrënim të aneks objektit në fjalë në ditën kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë udhëzimin për aplikim për legalizimin e objekteve pa leje, janë në kundërshtim me ligjin.

    Sipas prokurorit Shala zyrtarët e komunës kanë sfiduar organet e sigurisë dhe kanë krijuar situatë të palakmueshme.

    Drejtoria e Inspektoratit në Prizren me datën 19 korrik ka shkuar të rrënojë një pjesë të qendrës tregtare të quajtur ‘Abi- Çarshia’, në pronësi të Irfan Fushës, ish-kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Inspektorati është penguar dhe nuk është lejuar që të fillojë rrënimin e objektit.

    Kujtojmë se Komuna e Prizrenit kishte nisur rrënimin e objektit në shtator të vitit të kaluar, mirëpo pronari i objektit ishte zotuar se do të bëjë vetë rrënimin e objektit me arsyetimin se duhet të ketë kujdes për mos-dëmtim të pjesës tjetër të objektit të njëjtë.

    Në të njëjtin ditë, kur pronari i këtij objekti ishte pajtuar për rrënim të objektit pa leje, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka ndërhyrë duke e anuluar vendimin e Komunës së Prizrenit për rrënim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!