×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona të lënduar

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 17:08

    Tre persona janë lënduar sot nga aksidenti i cili ka ndodhur në autostradën ”Ibrahim Rugova”, saktësisht afër Malishevës.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Është raportuar për një aksident trafiku, në kilometrin e 56’të afër Malishevës diku, janë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio. Janë raportuar të lënduar tre persona, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime me të rënda. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është në vendin e ngjarjes duke i kry procedurat e tjera si dhe për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.

    Më poshtë mund të shihni videon nga aksidenti:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!