Biznemeni Ndue Pjetrushi (Noshi) ka dhënë një prononcim për mediat pasi në orët e para të mëngjesit iu dogj makina tip Benz.
56 vjeçari tha se ka dëgjuar një shpërthim rreth orës katër, dhe kur ka dalë ka parë se makina që ndodhej janë oborrit të banesës kishte marrë flakë.
“Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur.
Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta. Nuk kam asnjë konflikt me askënd.
Të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merre me biznes në fushën e hidrokarbureve.
Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi.”, tha 56 vjeçari. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.