×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet në Republikën Domenikane shqiptari i kërkuar, ekstradohet në Shqipëri

    Reporteri
    19 Nëntor 2022 | 10:13

    Ekstradohet drejt Shqipërisë shqiptari i kërkuar Sajmir Hysenbelliu.

    Ndërkohë pas mediave vendase, Hysenbelliu i shpallur në kërkim nga Shqipëria për trafik të qenieve njerëzore është arrestuar në Republikën Domenikane dhe është ekstraduar drejt Shqiërisë.

    “Dega e Ekzekutivit nxori sot dekretet 682-22, 683-22 dhe 684-22, përmes të cilave urdhëroi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Dawin Brito, alias Darwin Brito ose Brito Darwin dhe Johnny Israel Ramos Castillo, Domenikanë; dhe shtetasit shqiptar Sajmir Hysenbelliu, në Republikën e Shqipërisë , për vepra të ndryshme penale”.

    Hysenbelliu ishte në kërkim pas goditjes së një grupi trafikantësh që dërgonin njerëz ilegalisht kundrejt përfitimeve drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!