×
  • Lajme
  • Lajme

    I humbin 50 euro në autobus, Trafiku Urban e fton personin të lajmërohet

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 17:34

    Një personi i kanë humbur 50 euro në një nga autobusët e Linjës 1 të Trafikut Urban në Prishtinë.


    Trafiku Urban përmes një postimi në Facebook, e ka ftuar personin që të lajmërohet në zyret e administratës për t’i marrë paratë, derisa ka njoftuar se personi që do të paraqitet do të identifikohet nga video incizimet e kamerave të autobusit.

    “Në njërin nga autobusët tanë të Linjës 1 është gjetur një kartëmonedhe me vlerë 50 euro. Personit të cilit i kanë humbur këto mjete, të lajmërohet në zyret e administratës, i cili pastaj do të identifikohet nga video incizimet e kamerave të autobusit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!