×
  • Lajme
  • Lajme

    A po shkon Haradinaj në Hagë si kryeministër, apo vetëm si qytetar?

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 17:59

    Ramush Haradinaj, dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit, dhe këtë tha se po e bën shkaku se i ka ardhur ftesë për paraqitje në Hagë në Gjykatën Speciale, për intervistim si i dyshuar.

     

    Ai tha se atje do të shkojë si qytetar, dhe jo si kryeministër, dhe këtë po e bënte se duhet të ruhet nderi i shtetit. Tha se në Hagë do të shkojë vetëm si Ramush Haradinaj, për t’i dal përball shpifësve, ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit.

    Megjithatë, sot në letrën e dorëhqjes, të cilën ua ka dërguar të gjithë liderëve institucional dhe të partive politike relevante në vend, tregoi se do të vazhdojë të qëndrojë si kryeministër në dorëheqje deri konstituimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

    Haradinaj, në letrën e tij të dorëheqjes, tha se “deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të kryej detyrën time Kushtetuese si Kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje.

    Ai, ditën që dha dorëheqjen, e bëri të ditur edhe lajmin se në Hagë do të shkojë, siç tha “gjatë javës së ardhshme”, e që i bie se atje do të paraqitet këtë javë.

    Tani nga kjo situatë, lind pyetja, nëse Haradinaj do të paraqitet para hetuesve të Gjykatës Speciale, si kryeministër, si kryeministër në dorëheqje, apo vetëm si qytetar, ashtu siç tha në momentin kur njoftoi për dorëheqje. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!