×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarja nga Prishtina u gjobit pse qeshi me zë të lartë, një grup të rinjsh do të protestojnë në shenjë solidarizimi ndaj saj

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 18:24

    Pak ditë më parë vajza me emrin Aida Gashi nga Prishtina është gjobitur me 100 euro nga Policia e Kosovës vetëm se në orët e para të së enjtes, qeshi me zë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.


    Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar gjobën e shqiptuar nga Policia teksa ka deklaruar se është “dënuar me 100 euro vetëm se ka qeshur me zë”.

    E në shenjë të solidarizimit me të dhe njëkohësisht tallje me gjobën, një grup të rinjsh në Prishtinë, ka organizuar “Të qeshim së bashku” ku sipas tyre, sonte do të mblidhen në orën 23:30 dhe do të qeshin me zë të lartë në sheshin “Zahir Pajaziti”, njofton Indeksonline.

    Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë organizim, ku sipas këtyre të fundit, ata janë njoftuar vetëm përmes mediave por jo edhe nga organizatoret.

    “Ju njoftojmë se, Policia e Kosovës është e njoftuar përmes mediave, mirëpo jo nga organizatorët deri në këto momente”.

    Të pyetur se a do të ndërmarrin diçka ne rast të prishjes së qetësisë publike, Policia e Kosovës thotë se do të veproj sipas autorizimeve policore në përputhje me Ligjin për Tubime Publike.

    “Policia e Kosovës do të veproj sipas autorizimeve policore në përputhje me Ligjin për Tubime Publike 03/L118″,

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që qytetarëve të vendit t’iu ofrojë rend dhe siguri dhe në çdo kohë është e gatshme që përmes aktiviteteve të shtuara t’iu përgjigjet kërkesave të qytetarëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!