×
  • Sport
  • Sport

    Teologu Mustafë Bajrami shkon në emision me veshje kombëtare të Katarit

    Reporteri
    20 Nëntor 2022 | 23:34

    Sot ka filluar kompeticioni më i madh në botë – Kupa e Botës.

    Ndeshja e parë e “Qatar 2022” ishte ajo ndërmjet nikoqirit, Katarit dhe Ekuadorit.

    Ekuadori ishte më i mirë gjatë gjithë ndeshjes duke fituar në fund me rezultat të pastër, 0-2.

    Për të analizuar ndeshjen, i ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7, ishte edhe Teologu, Mustafë Bajrami, i cili kishte befasuar të pranishmit në studio me veshjen e tij.

    Bajrami tha se është “solidalizuar” me popullin e Katarit, ku edhe kishte kaluar disa vite të jetës së tij, duke shkuar në emision i veshur me ‘Dishdashe’ (Veshja kombëtare e Katarit)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!