Ka përfunduar mbrëmë ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Ndeshja hapëse e këtij turneu u zhvillua mes shtetit nikoqir, Katarit dhe Ekuadorit.
Në “Al Bayt Stadium”, ndeshja e djeshme i takoi kombëtares ekuadoriane me rezultat 0:2.
Njëherit kjo ishte edhe ndeshja e vetme e ditës së parë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Ndërkaq, sot (e hëne) do të zhvillohen gjithsej tri ndeshje.
Dita e sotme nis me ndeshjen e grupit B mes Anglisë dhe Iranit nga ora 14:00.
Pas kësaj, luhet ndeshja e dytë e grupit A mes Senegalit dhe Holandës nga ora 17:00.
Dhe për fund, nga ora 20:00, në kuadër të grupit B, luhet ndeshja ShBA – Uells.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.