×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Specialja dhe veprimet e mia në dialog, të ndërlidhura

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 20:25

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se atij i ka ardhur një ftesë si person i dyshuar, por thotë se ai është i pafajshëm.


    “Nuk ka bazë për aktakuzë, sepse jam i pafajshëm. Nuk e kam prit (që do të thirrem), është një farë çudie, është situatë e çuditshme, nuk më kanë treguar për çfarë dyshojnë. Nuk kam pa asnjë material unë, se kam asnjë shqetësim, e di çfarë kam qenë, kam vepruar në kodet e shqiptarit”, ka deklaruar Haradinaj në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka deklaruar se Gjykata Speciale dhe veprimet e tij në dialog janë të ndërlidhura.

    “Problemi është se unë përfaqësojë edhe agjendë politike, dhe Kosova se përballon ndarjen e kufijve”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!