×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Mora shume letra, por jo nga Rama, jam pa koment

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 20:52

    Ramush Haradinaj ka treguar se pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit nuk ka marrë një letër nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.


    “Kam marrë shumë shkresa respekti nga shumë kryeministra të rajonit, e presidentëve si Mojsiu, Berisha e Meta, por jo prej Ramës. Nuk kam koment”, ka deklaruar Haradinaj kur është pyetur pse Rama nuk ua përmendi as emrin pas dorëheqjes.

    Haradinaj më tej ka deklaruar se ai është pengesë që Kosova të ndahet dhe të krijohet një Dodik Republikë.

    Ai ka thënë se ju ka thënë zyrtarëve të Amerikës dhe atyre evropian se Dodik Republika destabilizion rajonin.

    “Unë jam pengesë e ndarjes dhe Dodik Republikës dhe për tregun për njohje. Ju kam thënë edhe evropianëve edhe Amerikës se destabizilohet rajoni. Nëse mbahet gjallë tema e ndarjes dhe Dodik Republikës ka me pas problem. Presioni për taksën është veç me ta çel derën për njërën prej tyre”, ka deklaruar Haradinaj në T7, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!