×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e njohur angleze kërkon Elbasan Rashanin

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 22:05

    Skuadra e njohur angleze, Fulham, është duke vëzhguar situatën e yllit të kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani.


    Rashani ka pasur një sezon mjaft të mirë dhe duket se kjo ka bërë që për të të ketë interesim edhe nga futbolli anglez.

    Sipas raportimeve të ‘Daily Mail’, Fulham pëlqejnë Rashanin, për të cilin do të ofrojnë rreth 500 mijë euro, transmeton lajmi.net.

    Rashani ishte heroi i kosovarëve në mbrëmjen në Bullgari, kur shënonte golin e fitores në minutën e fundit të takimit.

    Aktualisht, Elbasani paraqitet me skuadrën norvegjeze, Odd.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!