×
  • Sport
  • Sport

    Franca e nis furishëm misionin për mbrojtjen e titullit, fiton bindshëm ndaj Australisë

    Reporteri
    22 Nëntor 2022 | 22:07

    Kombëtarja e Francës e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022”, ky synon ta mbrojë titullin e fituar para 4 vjetësh.

    Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit D, “Gjelat” shënuan fitore kundër Australisë, shkruan Gazeta Express.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në “Al Janoub Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1.

    Olivier Giroud shkëlqeu në këtë përballje, pasi ishte autor i dy golave. Ai shënoi në minutat 32 dhe 71.

    Adrien Rabiot në minutën e 27-të dhe Kylian Mbappe në minutën e 63-të, shënuan dy golat tjerë për francezët.

    Golin e vetëm dhe të nderit për Australinë e shënoi Craig Goodwin në minutën e 9-të.

    Franca me tri pikë është lidere e grupit, teksa Australia është e fundit dhe pa pikë.

    Në pozitat dy dhe tre janë Danimarka e Tunisia me nga një pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!