×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo ia mësyn edhe një herë kurorës së trefishtë individuale, shifrat dhe trofetë janë në anën e tij

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 23:35

    Cristiano Ronaldo e ka shënuar tashmë golin e tij të parë të edicionit 2019/20 për Juventusin, në humbjen e Bianconerëve me rezultat 3-2 ndaj Tottenhamit.


    Ai u zëvendësua nga Maurizio Sarri në minutën e 62-të ndeshjes.

    Ronaldo sërish e gjen veten në mesin e favoriteve për ‘Topin e Artë’, çmimin më të mirë të FIFA-s dhe çmimin UEFA të ‘Lojtarit Evropian të Vitit’.

    Ai ishte vendimtar që Juventusi e fitoi Serien A dhe Superkupën e Italisë, ndërkohë që ai luajti gjithashtu një rol kryesor në fushatën e suksesshme të Portugalisë në Ligën e Kombeve.

    Ronaldo e përfundoi sezonin me 28 gola dhe 10 asistime për Juventusin dhe u emërua lojtari më i mirë në Serie A, transmeton Telegrafi.com.

    Në Ligën e Kampionëve, Ronaldo fitoi ndeshjen e tij të 100-të dhe shënoi golin e tij të 125-të, shkruan Marca.

    Ai gjithashtu shënoi tre herë për Portugalinë , kundër Zvicrës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Porto.

    Të gjitha këto shifra dhe paraqitje do të thotë se Ronaldo është një kandidat për Topin e Artë, që do të ishte i gjashti.

    Ai çmimi e FIFA-s e ka fituar tri herë, ndërsa pesë herë është shpallur lojtari më i mirë nga UEFA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!