Jakup Krasniqi është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar. Ai sot do të niset drejt Hagës.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës, Bilall Sherifi i cili e ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook bashkë me Krasniqin.
Përveç Sherifit, Krasniqin po e shoqërojnë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, si dhe Baton Dushi e Dardan Krasniqi nga Nisma.
Ish-Zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur për intervistim.
Lajmin e kishte bërë të ditur në llogarinë e tij në facebook.
Megjithatë Krasniqi nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme drejt Hagës është nisur edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ku do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.