×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohet se kanë trafikuar dhe abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 11:20

    Policia në Prishtinë ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë trafikuar dhe e kanë shtyrë drejt shërbimeve seksuale një vajzë të mitur.


    Rasti ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prishtinë, ku pas arrestimit të të dyshuarve është njoftuar prokurori kujdestar.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

    Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima është dërguar në strehimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!