Barcelona do të përballet me Chelsean në ndeshjen e saj të parë përgatitore për sezonin e ri, me blerjen më të re, Antoine Griezmann, që do të debutojë në Rakuten Cup.
Skuadra e Frank Lampard do të kërkojë t’i kthehet formës pas humbjes zhgënjyese ndaj Kawasaki Frontale sot në ndeshjen që nis në orën 12:30 në Saitama Stadium.
Ndërkohë, për skuadrën e Ernesto Valverdes, kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore e kësaj vere.
Të kaltrit e kanë fituar vetëm njërën nga tri ndeshjet e para përgatitore këtë verë.
Një numër i madh i lojtarëve kyçë të Barçës mungojnë në këtë takim për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës, duke i dhënë Lampardit mundësi për rezultat pozitiv nga ky takim.
Formacionet zyrtare:
Barcelona:
Chelsea:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.