×
  • Sport
  • Sport

    Midis Spanjës, ‘Dardanët’ shkruajnë historinë ndaj vendit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 12:32

    Ekipi kombëtar U21 e ka shkruar historinë duke u bërë skuadra e parë e Kosovës që fiton pikë në Kampionatin Botëror të Hendbollit të hënën në mbrëmje në Spanjë.


    Kosova barazoi 29:29 me Bahrejnin në një ndeshje të tensionuar mes vendit të pestë dhe atij të gjashtë në Grupin C të Kampionatit Botëror të Hendbollit 2019.

    Rinor Avdulli ishte heroi i pikës së parë të Kosovës të fituar në një kampionat botëror duke i shënuar dy golat e barazimit në fund të takimit 60-minutësh.

    Bahrejni po udhëhiqte (29:27) në 90 sekondat e fundit të takimit, por Avdulli ishte shpëtimtari i Kosovës edhe pse skuadra e tij po luante me një lojtar më pak në ato momente.

    Kapiteni i Kosovës, Jon Muqolli, ka thënë se kombëtarja verdhekaltër luajti mirë dhe ndihem mrekullueshëm për pikën e parë të fituar në këtë kampionat.

    “Është një ndjesi e mrekullueshme. Ne luajtëm mirë dhe e dhamë më të mirën nga vetja. Ne po humbnim deri në minutën e fundit por barazuam dhe kjo është mirë. Kemi mundur të fitonim, por i bëmë disa gabime në sulm dhe në mbrojtje. Jemi të pikëlluar, megjithatë, sepse i kemi humbur ndeshjet e kaluara dhe kjo nuk është në rregull”, tha Muqolli.

    Kosova e mbylli fazën preliminare pa fitore dhe tani do ta ketë një ditë pushim para se ta nisë rundin për plasman në njërën prej pozitave nga 17 deri 24.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!