Kombëtarja e Kosta Rikës ka lënë gjithçka të hapur në grupin E.
Kosta Rika është kthyer te fitorja, pas humbjes 7:0 ndaj Spanjës, për të mposhtur Japoninë me rezultatin 1:0.
Në një ndeshje ku 45 mintuat e para nuk treguan asgjë, ishin 10 minutat e fundit ato që ‘shpërblyen’ durimin e tifozëve.
Kosta Rika arriti të shënonte gol në minutën e 81’, me anë të Fuller, në atë që ishte goditja e parë në portë nga ta.
Në minutën e 89’, Japonia pati mundësi të artë për të barazuar, por Keylor Navas arriti të ndalte disi topin.
Gjashtë minutat shtesë nuk mjaftuan që japonezët të kthehen në lojë, duke bërë që tashmë gjithçka të mbetet e hapur në grupin E.
Në grupin E luajnë edhe Spanja e Gjermania. Spanja aktualisht ka 3 pikë kurse Gjermania 0, me nga një ndeshje të luajtur. Kosta Rika e Japonia, me nga 2 ndeshje kanë nga 3 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.