×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi: Kush e refuzon Kosovën duhet të shpallet “non grata”

    Reporteri
    27 Nëntor 2022 | 23:50

    Trajneri i njohur Ismet Munishi ka diskutuar për futbollistët që refuzojnë të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.

    Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ai tha se “të shpalli non grata, të padëshirueshëm.

    Tash e tutje kush e tutje, kush nuk vjen me lujtë për Kosovën duhet të shpallet non grata”.

    Ai po ashtu shtoi se “nuk i gjykoj ata që e zgjedhin Shqipërinë. Por, kush do që e i refuzon dy kombëtaret tona, nuk ja përmendi as emrat”.

    Kjo është nata e nëntë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

    Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!