×
  • Sport
  • Sport

    Portieri i Marokut doli në fushë, këndoi himnin, më pas shkoi në banjo dhe s’u kthye më

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 11:12

    Kur thërret natyra! Një rast unikal në Botëror ka ardhur në ndeshjen e sotme mes Belgjikës dhe Marokut, e përfunduar në shifrat 0-2.

    Nga minuta e parë ishte njoftuar se do të luante portieri i Sevilles te Maroku, Yassine Bounou.

    Ky i fundit ka dalë me shokët e ekipit dhe ka kënduar himnin. Atje është parë se portieri nuk ishte në gjendje të mirë. Atë e ka kapur diarreja dhe ka shkuar menjëherë në tualet.

    Te Maroku nuk kanë humbur kohë duke aktivizuar portierin tjetër, Munir.

    Zëvendësimi ishte në kohë rekord aq sa Munir u shfaq edhe në momentin kur u fotografuan lojtarët. FIFA e lejoi këtë ndërrim të pazakontë në minutën e fundit dhe kjo lëvizje pa ardhur vërshëllima e arbitrit nuk u quajt si një zëvendësim i kryer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!